Benzema shpallet lojtari më i mirë i Champions League për sezonin 2021/2022

by admin
Spread the love

Për vëzhguesit teknik të UEFA-s, sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema është lojtari më i mirë i sezonit 2021/2022 të Champions League.

Sulmuesi francez udhëhoqi klubin spanjoll drejt trofeut të 14-të në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube dhe arriti të fitojë trofeun  e tij të pestë në Champions me fanellën e Realit.

Benzema shënoi 15 gola në këtë edicion të turneut, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i kompeticionit. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like