E trishtë/ Ndërron jetë ish-Presidenti Bujar Nishani

by admin
Spread the love

Ka ndërruar jetë ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Prej muajsh Nishani ishte i shtruar rëndë në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Familja e Nishanit ka qëndruar pranë tij në çastet e fundit.

Situata shëndetësore e Nishanit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe virusi i la pasoja. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku dha frymën e fundit.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966. Mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.

You may also like