FIFA ka nisur një proces disiplinor ndaj Ekuadorit, pas ankimimit të Kilit. Në Itali nisën të ëndërronin se do të përfitonin një biletë nga FIFA, nëse kombëtarja e Amerikës së Jugut përjashtohet.
Gjithsesi tashmë është e qartë se nuk do të ketë shanse për Italinë dhe këtë e thotë vetë presidenti i FIGC, Gabriele Gravina.
“Zero shanse ka të shkojmë në Botëror nëse përjashtohet Ekuadori. Europa i ka 13 vende në dispozicion dhe i ka plotësuar. Nëse lirohet një vend nga Amerika e Jugut, shkon një kombëtare tjetër e saj.
Kemi kontaktuar me FIFA-n dhe përgjigja ishte absolutisht negative. A do donin ta kishin Italinë në Katar? Edhe ne do të donim, por rregullat janë këto dhe ne u eliminuam”, është shprehur Gravina. / oversport.tv
Foto: FIGC Twitter