Laçi nuk humb kohë për sezonin tjetër, zyrtarizohen dy rinovime

by admin
Spread the love

Laçi ka nisur të lëvizë për sezonin e ardhshëm dhe hapi i parë ka qenë rinovimi me dy futbollistë që janë pjesë e skuadrës aktuale.

Mbrojtësi Rudolf Turkaj është i pari që ka pranuar të nënshkruajë kontratën e re me nënkampionët e Shqipërisë.

Lezhjani, i cili luan në qendër dhe në të majtë të prapavijës, ka nënshkruar edhe për një sezon tjetër me Laçin.

Lojtari tjetër që ka pranuar ofertën e drejtuesve kurbinas është portieri Mario Dajsinani, një nga pikat më të forta të tyre.

Kavajasi, i cili më parë kë qenë pjesë e Besës, Partizanit dhe Skënderbeut, ka nënshkruar edhe për tre sezone, deri në qershor 2025. / oversport.tv

Foto: mariodajsinani, Instagram

You may also like