Ylli i Liverpooolit, Mo Salah dhe skuadra e Egjiptit u vunë në shënjestër të laserëve gjatë ndeshjes së tyre vendimtare kualifikuese për Kupën e Botës kundër Senegalit, shkruan Insporti.
Lojtarët e Egjiptit u detyruan të përballen me një shpërqendrim të madh gjatë lojës – kjo falë mbështetësve të mikpritësve. Madje, egjiptiasi nuk arriti të realizonte nga penalltia.
Salah dhe pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës në Egjipt iu nënshtruan lazerëve që u shkëlqenin në sytë e tyre gjatë gjithë ndeshjes.
Sa herë që kamerat i bënin një pamje nga afër të një prej lojtarëve të Egjiptit, dritat jeshile u ndezën mbi fytyrat e tyre.
Ndryshe, Senegali ka eliminuar Egjiptin dhe është kualifikuar për në Kampionatin Botëror të Katarit që nis në nëntor të këtij viti.
/Insporti.com