KOPENHAGË, 29 mars/ATSH-DPA/- Qeveria daneze do të dërgojë qindra ushtarë shtesë në vendet baltike nëse NATO bën një kërkesë zyrtare.
“Danimarka, një nga anëtaret themeluese të NATO-s, është e gatshme të dërgoje një batalion luftarak prej rreth 800 ushtarësh në Estoni, Letoni dhe Lituani”, njoftoi sot kryeministrja Mette Frederiksen, përveç pranisë së saj, tashmë të rëndësishme ushtarake, në të tre vendet.
Përveç një kërkese zyrtare të NATO-s, dislokimi i batalionit luftarak do të kërkonte gjithashtu miratimin parlamentar.
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka planifikuar të vizitojë vendet baltike të mërkurën dhe të enjten së bashku me liderët e tjerë të partive politike daneze. //a.i/