KOPENHAGË – Danimarka përgatitet për të dërguar 800 ushtarë në vendet baltike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg



KOPENHAGË, 29 mars/ATSH-DPA/- Qeveria daneze do të dërgojë qindra ushtarë shtesë në vendet baltike nëse NATO bën një kërkesë zyrtare.

“Danimarka, një nga anëtaret themeluese të NATO-s, është e gatshme të dërgoje një batalion luftarak prej rreth 800 ushtarësh në Estoni, Letoni dhe Lituani”, njoftoi sot kryeministrja Mette Frederiksen, përveç pranisë së saj, tashmë të rëndësishme ushtarake, në të tre vendet.

Përveç një kërkese zyrtare të NATO-s, dislokimi i batalionit luftarak do të kërkonte gjithashtu miratimin parlamentar.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka planifikuar të vizitojë vendet baltike të mërkurën dhe të enjten së bashku me liderët e tjerë të partive politike daneze. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Sulejman Kurti


You may also like