Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë ka folur edhe Jordi Alba.
“Më gëzon shumë fakti që kombëtarja vjen në Katalonjë dhe që njerëzit e mi mund ta shijojnë nga afër. Puna e trajnerit ka qenë spektakolare, pres gjithashtu një ambient madhështor. Shpresoj që të mund të përmbushim objektivin e ndeshjes, pra ta fitojmë atë.
Mundohem t’i ndihmoj të rinjtë, siç kanë bërë të vjetrit më parë me mua, mundohem t’i këshilloj. Të surprizon shumë kualiteti i tyre, unë në moshën e tyre luaja në stadium modeste ndërsa disa prej tyre ishin në Europian dhe tashmë do të shkojnë në Botëror.
Spanja e meriton të jetë në Botëror, nuk është e lehtë sepse në futbollin e sotshëm secili kundërshtar mund të hapë probleme. Këtë e patë me Italinë, një Kampione e Europës që nuk do të jetë në Botëror. Për publikun ishte një surprizë e madhe, por është gjithnjë e më e vështirë të një ndeshje”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës. / Oversport.tv
Foto: Selección Española de Fútbol Twitter