Meghan Markle-it do i dëgjohet zëri më shpejt se ç’e mendoni!

by admin
Spread the love

Meghan Markle është gati të bëjë gjithë botën që të dëgjojë zërin e saj. Pas një viti pritjeje, Podcast-i i drejtuar nga Dukesha do të publikohet në Spotify. Lajmi u bë i ditur nga Page Six që zbuloi se vera do e sjellë prodhimin me emrin “Archetypes”. Ka qenë një marrëveshje multi milionë dollarëshe ajo që e bëri realitet këtë projekt të Meghan. Në programin që pritet të bëhet shumë shpejt viral, do të flitet për gratë dhe gjithë problematikat që i detyron shoqëria të përballojnë. Pritet që krah Markle të ketë edhe shumë personazhe për të diskutuar me ta.

Kjo do të jetë një iniciativë që Dukesha e ka nisur me pasion prej shumë kohësh dhe bashkë me Harryn synojnë të ndryshojnë diçka në botë./revistawho.com

You may also like