Tottenham është rikthyer tek fitorja në kampionatin anglez, pasi ka mposhtur bindshëm në “Elland Road” Leedsin me rezultatin e pastër 4-0.
“Gjelat” kanë mbyllur shumë shpejt këtë sfidë, pasi kanë arritur të shënojnë tre gola, pa u luajtur akoma 30 minuta lojë. Doherty ka zhbllokuar ndeshjen, Kulusevski shënon një supergol, ndërsa kapiteni Harry Kane vulos avantazhin e trefishtë në pjesën e parë.
Tottenham dominon edhe në fraksionin e dytë dhe arrin të shënojë edhe golin e katërt në minutat e fundit të sfidës me koreanin Heung-Min Son.
Pas polemikave të ditëve të fundit (kujtojmë deklaratat e Contes) duket se është rikthyer qetësia tek Tottenham, që falë këtij suksesi ngjitet në kuotën e 42 pikëve në renditjen e Premier League.
Vazhdon seria e rezultateve negative të Leeds, që pëson humbjen e 4-t radhazi në kampionat dhe i afrohet frikshëm zonës që të zbret në kategorinë inferiore. / Oversport.tv
Foto: Tottenham Hotspur Twitter
Angli – Premier League / Java e 27-të
Leeds- Tottenham 0-4
Doherty 10’, Kulusevski 15’, Kane 27’, Son 86’