E FUNDIT: Sulmohet me bombë autobusi i skuadrës së njohur braziliane – portieri pëson lëndime të shumta

by admin
Spread the love

Ylli brazilian Danilo Fernandes është shtruar në spital pasi një bombë shpërtheu në autobusin e ekipit të tij rrugës për ndeshje.

Skuadra e Bahia ishte rrugës për në “Fonte Nova Arena” për tu përballur kundër Sampaio Correa në kuadër të ‘Copa do Nordeste’, kur ndodhi edhe shpërthimi.

Image

Nuk pati viktima, megjithëse portiere i klubit – Fernandes, duhej të qëndronte në spital për t’u monitoruar gjatë natës.

Bahia konfirmoi: “Danilo Fernandes është mirë, por do ta kalojë natën në spital.

Portieri kishte lëndime të shumta në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë të poshtme, të cilat duhej të qepeshin dhe do të jetë nën vëzhgim për ekzaminime të mëtutjeshme dhe vlerësim nga okulisti, pasi ka një prerje pranë syrit.

Image

Yjet e tjerë të Fernandes, Matheus Bahia dhe Marcelo Cirino gjithashtu pësuan lëndime të lehta.

Bahia vazhdoi të konfirmojë se nga shpërthimi u godit edhe një automjet që kalonte.

Pas bisedimeve, Bahia vendosi të vazhdojë me ndeshjen, dhe fituan me rezultat 2-0.

You may also like