Donaldi rrezikon finalen, dënohet për futjen e Mozzik brenda në shtëpi

by admin
Spread the love

Donaldi mori një zarf të zi pas spektaklit të së premtes që kaloi dhe arsyeja ishte thyerja e rregullave duke futur në shtëpi Mozzik, i ftuari special i asaj mbrëmje. Reperi shprehu dhe preferencën e tij para banorëve duke i uruar fitore Donaldit si mik i mirë nga jashtë shtëpisë. Sot Donaldit ju komunikua se do dënohet, por si fillim u njoh me shkeljet e bëra. Pas insertit të transmetuar, Donaldi pranoi se nuk pendohet, por nuk ka bërë asgjë me qëllim të keq ndaj produksionit.

“Shoqëria ime është më e shtrenjtë se ky format”, u shpreh më tej Donaldi. Arbana i komunikoi se menjëherë do kalojë në nominim dhe se nuk do jetë pjesë e televotimit që do hapet për finalistin e parë të Big Brother VIP./revistawho.com

You may also like