Të pavaksinaur 85 për qind e të vdekurve nga Covid19

by admin
Spread the love

Vdekshmëria e pacientëve me kovid, drastikisht e lartë përshkak të përqindjes së ulët të vaksinimit. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët informojnë se gjatë valës së katërt të koronavirusit, në periudhën prej fillimit të gushtit deri në fund të shtatorit, kanë humbur jetën 1.162 persona me kovid-19, prej tyre 987 pacientë nuk ishin të vaksinuar, ndërsa vetëm 15 për qind e tyre kishin pranuar vaksinën.
Autoritetet shëndetësore gjithashtu njoftojnë se në periudhën e njëjtë kohore 77 për qind e rasteve pozitive me koronavirusi, dhe 79 për qind e të hospitalizuarve nuk kanë qenë të vaksinuar. Të imunizuar llogariten personat që janë të vaksinaur me dy doza, dhe kanë kaluar sëpaku 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë.
“Nga periudha 06.08.2021 deri më 30.09.2021 në terriotrine e gjithë vendit, 35.531 qytetarë kanë qenë pozitiv me koronavirus, prej tyre 23 për qind ishin plotësisht të vaksinuar, respektivisht 8.233 persona. Numri më i madh i të pavaksinuarve janë infektuar me kovid-19. Sipas të dhënave nga javë t e kaluara, 27.298 qytetarë apo 77 përqind e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar. Përëqindja e personave të hospitalizuarve të cilët kanë qenë të pavaksinuar është 79 përqind, ndërsa vetëm 21 për qind e të hospitalizuarve momentalisht janë plotësisht të imunizuar”
Institucionet e shëndetësisë sigurojnë se çdo vaksinë është e sigurtë duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen sepse vetëm në këtë mënyë do të arrihet imuniteti kolektiv dhe parandalimi i përhpjes së mutacioneve të koronavirusit

You may also like