Nga Audi te Lamborghini dhe avioni privat 8 milionë eurosh, garazhi i frikshëm i Alexis Sanchez

by admin
Spread the love

Goli i tij në minutën e 120-të të shtesës së dytë i çmendi tifozët e Juventusit dhe i mundësoi Interit të fitonte Superkupën e gjashtë të Italisë. Protagonisti absolut i 2-1, me të cilin zikaltrit mposhtën Juventusin, ishte Alexis Sanchez.

Sulmuesi kilian, në Milano që prej vitit 2019, ka shënuar shumë gola të rëndësishëm, por i fundit kundër bardhezinjve ishte më vendimtari nga të gjithë. E kush e di nëse ish-lojtari i Barcelonës do ta ketë festuar fitoren e trofeut me një xhiro në supermakinat e tij të shumta.

Po, sepse Sanchez është, si shumë futbollistë të tjerë, adhurues i shpejtësisë. Por jo vetëm. Në fakt, Alexis ka një afeksion të veçantë për “Audi”. Në garazhin e tij ka hapësirë për një R8 shumë të fuqishme, por edhe një A3, i cili është pjesë e segmentit sedan.

Në të vërtetë, Sanchez ka pasur të paktën disa R8, teksa i pari u shkatërrua pas një aksidenti më 2013, gjatë karrierës së tij te Barcelona. Lamborghini Huracán është e vetmja makinë e përjetësuar ndonjëherë në rrjetet sociale nga kiliani, që e bëri atë protagonist më 2016 në Miami.

Një tjetër markë e dashur për Sanchez është edhe Bentley, madje në këtë rast janë dy modele të ndryshme: Continental GT i fuqishëm me 550 kuaj fuqi dhe SUV premium Bentayga për mbi 200 mijë euro.

Në garazhin e tij është edhe një Range Rover Sport. Së fundi, koleksioni, siç është parë tashmë me Audi A3, përfshin një makinë tjetër që nuk është vërtet super, por ende e besueshme dhe me një emër të madh pas saj: Ford Focus.

Mirëpo, mjeti më luksoz i udhëtimit të Sanchez është avioni i tij privat, me ngjyrë të bardhë dhe vlerë të pabesueshme 8 milionë euro. Mes shumë pasagjerëve që hipin në të janë qentë e tij të pashmangshëm, me të cilët Alexis shpenzon shumë nga koha e lirë.

You may also like