Braziliani Philippe Coutinho ende mban dhuratën që Lionel Messi i bëri tre vjet më parë kur të dy ishin bashkëlojtarë te Barcelona, përcjell Insporti.
Argjentinasi e trashëgoi byzylykyn nga një gazetar i cili ia dhuroi “pleshtit” pasi ai humbi një penallti në ndeshjen e grupeve të Botërorit 2018 ndaj Islandës.
Gjithsesi, byzlyky tashmë i përket Coutinhos edhe pse duhet theksuar se 29-vjeçarit nuk është se i ka bërë shumë punë, megjithatë historia mund të ndryshojë te Aston Villa e drejtuar nga Stiven Gerrard.
Në fotot ku u zyrtarizua kalimi i Coutinhos te Villan, shihet se ai e mban ende dhuratën e Messit.
/Insporti.com