Meta takon edhe kreun e VMRO-DPMNE, Mickoski

by admin
Spread the love

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut zhvilloi sot një takim me liderin e opozitës maqedonase, Kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Meta tha se në takim u shkëmbyen mendime të vyera për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Theksuam rolin e rëndësishëm të opozitës, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllimin e përbashkët çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha ai.

Po ashtu, Meta vlerësoi angazhimin dhe kontributin e VMRO-DPMNE dhe të Mickoskit në zhvillimet demokratike të viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si dhe vullnetin e shprehur për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve.

You may also like