Kurti i bindur: Telekomin do ta kthejmë në binar të zhvillimit, do të jetë lider

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Telekomi duhet që të kthehet në gjenerues të mirëqenies, raporton Ekonomia Online.

Këto
komente ai i bëri kur së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe
Ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë vizituar Telekomin e Kosovës.

Ai
më tej ka shtuar se kjo ndërmarrje do të kthehet në bina të zhvillimit sic ka
qenë vite më parë dhe se do të jetë lider në vend.

“Unë
erdh sot që t’i përgëzojë dhe t’i falënderojë Bordin, menaxhmentin dhe punëtorët
për punën dhe angazhimin që e kanë bërë gjatë vitit 2021, sepse shumë prej punëtorëve
këtu e kanë rimëkëmbur Telekomin e Kosovës pas limimit”.

“Për disa vjet me qindra miliona euro ka derdhur Telekomi në buxhet. Ne jemi të interesuar që Telekomin ta bëjmë lider në Kosovë ashtu siç ka qenë. Jemi të interesuar që bashkë ta nxjerrim Telekomin nga kriza dhe ta vendosim në binarët e zhvillimit”.

Ushtruesja
e detyrës së kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana tha se kjo ndërmarrje ka
nevojë të madhe për ndihmë, duke shtuar se Qeveria për herë të parë po del në ndihmë.

“Është
Qeveria e parë që po e ndihmo Telekomin dhe nuk po merr dividendën”.

Në tetor të vitit të kaluar Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për financimet në dy ndërmarrjet publike, Trepça dhe Telekomi i Kosovës.

You may also like