SPB Tetovë: 12 shoferë janë dënuar për shkak të alkoolit

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga dje nga ora 22:00 deri në ora 03:00 është zbatuar aksion kontrollues nga ana e policisë.

Aksioni ka të bëjë me zbulimin e shoferëve që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur dhe në territorin e SPB Tetovë janë gjobitur 12 shoferë.
Ata po ashtu janë përjashtuar nga komunukacioni, ndërsa aksionet e këtilla do të vazhdojnë të zbatohen edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.


You may also like