Rikthehen reshjet e shiut, mësoni si parashikohet të jetë moti sot në gjithë vendin tonë

by admin
Spread the love

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin mot me reshje, por në krahasim me ditën e djeshme reshjet do të jenë në intensitet më të ulët. Nuk mungojnë as momentet me diell.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 10°C.

You may also like