ROMË, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Gjykata e e Romës dënoi me 20 vjet oficerin e Marinës Walter Biot, i arrestuar në mars 2021 në një parking të një qendre tregtare në kryeqytet, ndërsa ishte duke u kaluar informacione të klasifikuara zyrtarëve të ambasadës ruse.
Akuzat e kundërshtuara nga prokurorët e Romës, të cilët kishin kërkuar 18 vjet, përfshijnë gjithashtu edhe akuza të spiunazhit dhe korrupsionit.
Për këtë çështje, Biot, aktualisht i paraburgosur në burgun ushtarak të Santa Maria Capua Vetere, tashmë është dënuar në shkallë të parë nga gjykata 30 vite burg. /os/