Sot (e diel) anë kënd trojeve shqiptare po festohet Dita e Flamurit apo përvjetori i 109 i Pavarësisë së Shqipërisë.
Edhe pse ndodhen brenda dhe nuk kanë mundësi të festojnë në forma të tjera, banorët e Big Brother VIP janë të përfshirë në frymën e festës teksa kanë krijuar një atmosferë të mrekullueshme.
Ata kanë përzgjedhur kostume të ndryshme kombëtare, gjersa kanë filluar të interpretojnë disa nga këngët e njohura që janë realizuar ndër vitesh.
Djemtë janë shfaqur duke kënduar për Ismail Qemalin e Isa Boletinin, derisa po argëtohen në masë të madhe së bashku.
Vajzat po ashtu u shfaqën me veshje kombëtare shqiptare të vendeve të Shqipërisë, e madje kanë diskutuar edhe për të kaluarën.
Banorët theksojmë se do qëndrojnë brenda deri në muajin janar dhe garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
E fundit e eliminuar nga Big Brother VIP ka qenë këngëtarja Semi Jaupaj.