Banorët e Big Brother VIP krijojnë atmosferë të mrekullueshme për 28 Nëntor me veshje kombëtare e duke interpretuar këngë patriotike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot (e diel) anë kënd trojeve shqiptare po festohet Dita e Flamurit apo përvjetori i 109 i Pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe pse ndodhen brenda dhe nuk kanë mundësi të festojnë në forma të tjera, banorët e Big Brother VIP janë të përfshirë në frymën e festës teksa kanë krijuar një atmosferë të mrekullueshme.

Ata kanë përzgjedhur kostume të ndryshme kombëtare, gjersa kanë filluar të interpretojnë disa nga këngët e njohura që janë realizuar ndër vitesh.

Djemtë janë shfaqur duke kënduar për Ismail Qemalin e Isa Boletinin, derisa po argëtohen në masë të madhe së bashku.

Vajzat po ashtu u shfaqën me veshje kombëtare shqiptare të vendeve të Shqipërisë, e madje kanë diskutuar edhe për të kaluarën.

Banorët theksojmë se do qëndrojnë brenda deri në muajin janar dhe garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

E fundit e eliminuar nga Big Brother VIP ka qenë këngëtarja Semi Jaupaj.


You may also like