“Wagner, Wagner, Wagner”, banorët rusë në përkrahje të ushtarëve të Prigozhin

by admin
Spread the love

Banorët e qytetit rus Rostov janë dëgjuar duke brohoritur në mbështetje të trupave të Wagnerit në rrugët e qytetit, derisa këta të fundit po tërhiqen nga qyteti.

Një numër i madh i qytetarëve aty u dëgjuan duke duartrokitur e duke brohoritur emrin e grupit Wagner

Një video tjetër, e shpërndarë në Twitter tregon se si ushtarët  përshëndeten dhe përqafohen me banorët në Rostov.

Trupat e grupit Wagner kanë filluar të tërhiqen nga Rostovi, pasi kreu i tyre Yvgeny Prigozhin ra dakord që të ndalojë avancimin në Moskë.

Prigozhin tha se do të kthejë trupat nëpër baza.


Top Channel

You may also like