Profilet e “të panjohurve”: Kush janë kryetarët që trazuan veriun? (VIDEO)

by admin
Spread the love

Janë qendra e vëmendjes, dy muajt e fundit edhe atë jo veç në Kosovë.

Megjithatë, Izmir Zeqiri, Ilir Peci e Lulzim Hetemi, për shumëkënd ishin emra krejtësisht të panjohur para kësaj kohe.

Ndonëse të tre, edhe para se të bëheshin kryetarë nëper tri komuna veriore u morën me politikë. Dy prej tyre, Izmir Zeqiri i Zubin Potokut e Lulzim Hetemi i Leposaviqit një herë vendosën të rreshtoheshin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nga lufta shpëtoi vetë por kryetari Hetemi, në përballjen kundër forcave serbe e humbi motrën Fatimen, e cila poashtu ishte pjesë e UÇK-së.

Shërbimin për vendin, Hetemi e vazhdoi pas luftës përmes mësimdhënies në shkollën e Bistricës.

E në shkollë punoi edhe kryetari i Zveçanit Ilir Peci, veçse ky më me qejf e tregon kontributin që e dha si antarë i Partisë Demokratike të Kosovës që nga themelimi.

Si ky, ashtu edhe dy kolegët e tij veriorë janë të martuar e me fëmijë, e që të tre lavdërohen për sjellje të mira, ani se tash prej që morën pozita po i shohin më pak.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like