Kemi qenë në burg bashkë, por me një ndryshim (FOTO)

by admin
Spread the love

Gazetari i njohur shqiptar, Bledi Mane, i cili ka qenë edhe pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP së fundmi ka treguar shpesh se ka qenë disa herë në burg. Ai ka zbuluar se ka qenë tre herë i arrestuar, teksa i ka treguar me krenari këto momente kritike të qëndrimit të tij në burg.

Por, duket se një eksperiencë me burgun, Bledi e ka pasur edhe me një nga banorët aktualë të shtëpisë së Big Brother VIP, Qetsor Ferrunajn. Edhe pse vetë ish-fituesi i Big Brother nuk ka zbuluar gjë rreth kësaj eksperience të errët, Bledi ka vendosur ta ‘dekonspirojë’ atë përmes një postimi në rrjete sociale.

Gazetari ka treguar se ka qenë në një burg me Qetsorin, por me një ndryshim. Ndërsa Bledi qëndronte te biblioteka e burgut, Qetsori qëndronte te gjirizet, ku sipas tij izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave.

“Me Qetsorin kam qenë në burg, por me një ndryshim të vogël. Unë shërbeja të biblioteka e burgut lart në kat të tretë, ndërsa Qetsori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë të gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave…””, janë fjalët e Bledi Manes. 

You may also like