“Ti je një sahanlëpirës”, komentuesi i bën komentin epik kryetarit të degës së BDI në Dibër

by admin
Spread the love

Ditët e fundit të shumta kanë qenë debatet mes “Grupit të Zjarrit” dhe palës tjetër që mbështet Artan Grubin dhe Ali Ahmetin, shkruan InfoShqip.

Shumica e figurave brenda BDI-së janë pozicionuar mes palëve që janë në konflikt dhe një nga më të zëshmit ditëve të fundit është edhe kryetari i degës së BDI në Dibër Artin Spahiu, të cilit i mbaron mandati në muajin Mars, por që në zgjedhjet e fundit u bë kryetar dege pa pëlqimin e antarëve të degës në Dibër, por me ndërhyrjen e Musa Xhaferit që e përkrahte këtë të fundit.

Por në konfliktin e fundit mes palëve në BDI, Artin Spahiu ka zgjedhur të mbajë anën e Artan Grubit dhe Ali Ahmetit e jo të “Grupit të Zjarrit” ku bën pjesë edhe Musa Xhaferi.

Në një postim në profilin e tij në Facebook Artin Spahiu kishte shkruar “Edhe unë jam #AlhiAhmetist”, por një profil ne emrin “BDI dega Studeniçan” i ka komentuar “Ty je një sahanlëpirës”.

You may also like