Primaret në PD, mbyllen votimet, publikohen emrat e kandidatëve fitues për disa Bashki

by admin
Spread the love

Ka përfunduar procesi i votimit në shumicën e degëve të PD-së dhe ka filluar numërimi i votave.

Në Skrapar kanë votuar 156 nga 228 demokratë në total.

156 votat kanë qenë për kandidatin e vetëm, Eugen Mustafallari.

Në Selenicë ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

Leonard Rakipaj i cili ishte në garë me dy kandidatë të tjerë, ka fituar 270 nga 500 vota.

Në Selenicë kanë votuar në total 350 anëtarë dhe simpatizantë të PD-së.

Leonard Rakipaj ka fituar 270 vota, Jani Dapaj 70 dhe Dhurata Mecorapaj 10 vota.

Në Vaun e Dejës, Zef Hila ka fituar me 734 vota.

Ndërsa Kolë Shaban ka arritur të marrë 117 vota.

Në Dimal kanë votuar 276 nga 584 simpatizantë në total.

Gentjan Meçe ka arritur të fitojë me 187 vota, ndërsa Thoma Rumniçi ka marrë 86 vota. tre fletë votimi kanë qenë të pavlefshme.

Në Krujë fitues ka dalë ndriçim Babasi me 168 vota.

Aqif Mesi ka marrë 2 vota, Imer Merlika 4 vota, Genc Laçi 3 vota, Gëzim Hoxha 5 vota, Agim Kodra 25 vota, Agron Laka 93 vota, Arjan Vogli 133 vota dhe Andi Gjoka 147 vota.

Në Ersekë fitues ka dalë Albert Malaj me 300 vota, kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota dhe 4 vota te pavlefshme.

Në Tepelenë Baftjar Imeri ka marrë 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota te pavlefshme.

Në Shkodër Bardh Spahia ka marrë 1386 vota pro, ndërsa 6 vota kundër, 4 të pavlefshme.

Në Gjirokastër pas numërimit të votave rezulton fitues Dorjan Lani me 291 vota, pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota.

Në Primaret e Bashkisë Gjirokastër kanë marrë pjesë 373 persona.

Në Bulqizë kanë votuar gjithsej 750 simpatizantë.

Defrim Fiku ka marrë 453 vota, Fatos Hoxha 280 dhe të pavlefshme 11 fletë votimi.

Në Shijak mbyllet numërimi. Kandidati fitues nga primaret është Rezeart Tusha me 333 vota, ndërsa Astrit Hoxha në vend të dytë me 90 vota. Në primaret e Shijakut garuan edhe Agim Rameta dhe Fatbardh Gjata.

Në Berat kanë votuar 642 nga 3270 në total simpatizantë.

527 vota i ka fituar kandidati Zija Ismaili, 32 vota kandidati Sazan Guri, 80 vota kandidatja Klejdi Spahiu dhe 3 vota kanë qënë të pavlefshme.

Në Këlcyrë pas numërimit të votave rezulton fitues Arjan Kasaj me 171 vota.

Përballë tij ishte Edmond Nano i cili arriti të merrte 39 vota. një fletë votimi u shpall e pavlefshme.

Në Libohovë kanë marrë pjesë 282 votues.

Kandidati i vetëm Adil Xhefili ka marrë 282 vota.

Asnjë fletë votimi nuk rezultoi e pavlefshme.

Në Pogradec, Oligert Muçllari ka dalë fitues me 289, ndërsa 291 vota ka arritur të marrë Zini Tollozhina.

Në Përmet është zyrtarizuar kandidati i vetëm Edmon Komino.

Në Konispol fitues ka dalë Fatmir Shero.

Ai ka arritur të marrë 137 vota kundrejt 41 votave të Aleksander Lokoshit.

Në Devoll fitues ka dalë Elvis Hajdërlli me 1184 vota.

Vojsava Bregu ka marrë 156 vota dhe 18 vota Xhensila Kapo.

Në Delvinë Ilir Mehmeti ka dalë fitues me 185 vota. Hasan Alizoti ka marrë 83 vota, ndërsa Bati Cucuri 76 vota.

Rezultatet janë në përditësim.

You may also like