City-Guardiola arrihet marrëveshja, tekniku do të rinovojë kontratën e tij

by admin
Spread the love

Sipas “The Athletic”, Pep Guardiola ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit që të zgjasë me dy vite kontratën që e lidh me Manchester City.

Rinovimi fillimisht do të jetë 1-vjeçar dhe të dy palët, si klubi edhe trajneri, do të kenë një opsion për të zgjatur bashkëpunimin edhe me një vit tjetër.

Guardiola u bë trajner i City në vitin 2016 dhe që nga ajo kohë ka fituar në krye të skuadrës 4 tituj kampionë në Premier League, një Kupë FA dhe 4 Kupa Lige.

Kontrata e spanjollit skadon në fund të sezonit aktual, por sipas të përditshmes britanike është arritur marrëveshja për rinovimin e kontratës deri në vitin 2024, me një opsion zgjatjeje deri në vitin 2025. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter

You may also like