HOLANDË – Stoltenberg: NATO nuk duhet të bëjë gabim duke nënvlerësuar Rusinë

by admin
Spread the love

HAGË, 14 nëntor /ATSH-DPA/- NATO nuk duhet të bëjë gabim duke nënvlerësuar Rusinë, pavarësisht tërheqjeve të fundit të trupave ruse nga Ukraina dhe Khersoni, paralajmëroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Forcat e armatosura ruse kanë rezerva të konsiderueshme të armëve, si dhe një numër të madh trupash”, tha Stoltenberg gjatë një vizite në Holandë.

“Rusia ka demonstruar gatishmërinë e saj për të përballuar humbje të konsiderueshme dhe gjithashtu ka treguar një brutalitet ekstrem”, tha shefi i aleancës, duke iu referuar skenave të tmerrshme në rajonet lindore të çliruara të Ukrainës.

Deklarata e zyrtarit të lartë të NATO-s, erdhi pas një takimi me ministrin e Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra dhe ministren holandeze të Mbrojtjes, Kajsa Ollongren ku u diskutua mbështetja e vazhdueshme e aleancës për Ukrainën.

Stoltenberg mirëpriti ndihmën financiare prej 120 milionë eurosh (120 milionë dollarë) nga Holanda për të mbështetur Ukrainën. Hoestrka njoftoi gjithashtu 20 milionë euro financim për fondin e ndihmës së NATO-s për Ukrainën.

“Ndërsa, 25 milionë euro të tjera do të shkojnë për racionet e ushqimore, ndihmën e parë, ambulancat, kamionët me karburant dhe bllokuesit e dronëve për Ukrainën”, shtoi Ollongren.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like