Vendet evropiane, thirrje Izraelit të heqë dorë nga 3000 apartamente në Bregun Perëndimor – Shqip

by admin
Spread the love

Dymbëdhjetë vende evropiane i kanë bërë thirrje Izraelit të enjten të heqë dorë nga planet për të ndërtuar 3 mijë apartamenteve të reja për kolonët hebrenjë në Bregun Perëndimor të pushtuar, një nismë kjo e dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite ta tërheqë vendimin e saj menjëherë,” thanë në një deklaratë të përbashkët zëdhënësit e ministrisë së jashtme të 12 vendeve; Gjermanisë, Francës, Belgjikes, Spanjës, Italisë, Polonisë, Suedisë, Norvegjisë, Finlandës, Danimarkës, Holandës dhe Irlandës.

Ata theksuan se e “kundërshtojnë fuqishëm politikën e zgjerimit të vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze. Kjo është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe minon përpjekjet për të gjetur një zgjidhje me dy shtetet”, shkruan Hina, duke iu referuar AFP.

Vendet evropiane u kanë bërë thirrje të dy palëve të vazhdojnë përpjekjet për “përmirësimin e bashkëpunimit dhe uljen e tensioneve”.

Vendbanimet ilegale

Izraeli miratoi të mërkurën ndërtimin e apartamenteve të reja në vendbanimet hebraike nga veriu në jug të Bregut Perëndimor.

Iniciativa u kritikua ashpër nga SHBA-të edhe para se të miratohej.

“Zgjerimi i vendbanimeve është në kundërshtim me përpjekjet për të ulur tensionet dhe garantuar paqen dhe për të dëmtuar perspektiven për një zgjidhje me dy shtete,” tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, Ned Price.

Gati 475,000 emigrantë izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor, një zonë e pushtuar e banuar nga 2.8 milionë palestinezë.

Kolonizimi i territoreve të pushtuara, të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, është kryer nga të gjitha qeveritë izraelite që nga viti 1967. /tesheshi.com/

You may also like