BRUKSEL, 3 tetor /ATSH-DPA/-Reaktori bërthamor belg, “Tihange 3″ eshte mbyllur dhe hequr sot nga rrjeti elektrik.
Vendimi erdhi si pasoje e rënies se presionit në një nga tre gjeneratorët e avullit”, njoftoi agjencia e lajmeve “Belga”, duke cituar operatorin “Engie”.
Reaktori pritet të rindizet të mërkurën. Një zëdhënës i “Engie” tha për “Belga” se kjo nuk kishte asnjë ndikim në sigurinë e centralit apo punonjësve.
“Tihange 3” ndodhet rreth 60 kilometra nga kufiri gjerman. Ai është një nga dy reaktorët bërthamorë që qeveria belge dëshiron të mbajë në funksion deri në fund të vitit 2035 për të garantuar sigurinë e energjisë mes luftës në Ukrainë dhe çmimeve larta të energjisë.
Belgjika fillimisht kishte planifikuar të hiqte dorë nga energjia bërthamore deri në vitin 2025.
Reaktorët kanë shfaqur defekte disa raste, duke bërë që qeveria gjermane të kërkonte vazhdimisht mbylljen e tyre.//a.i/