BELGJIKË – Mbyllet reaktori bërthamor pas problemeve me rënien e presionit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 3 tetor /ATSH-DPA/-Reaktori bërthamor belg, “Tihange 3″ eshte mbyllur dhe hequr sot nga rrjeti elektrik.

Vendimi erdhi si pasoje e rënies se presionit në një nga tre gjeneratorët e avullit”, njoftoi agjencia e lajmeve “Belga”, duke cituar operatorin “Engie”.

Reaktori pritet të rindizet të mërkurën. Një zëdhënës i “Engie” tha për “Belga” se kjo nuk kishte asnjë ndikim në sigurinë e centralit apo punonjësve.

“Tihange 3” ndodhet rreth 60 kilometra nga kufiri gjerman. Ai është një nga dy reaktorët bërthamorë që qeveria belge dëshiron të mbajë në funksion deri në fund të vitit 2035 për të garantuar sigurinë e energjisë mes luftës në Ukrainë dhe çmimeve larta të energjisë.

Belgjika fillimisht kishte planifikuar të hiqte dorë nga energjia bërthamore deri në vitin 2025.

Reaktorët kanë shfaqur defekte disa raste, duke bërë që qeveria gjermane të kërkonte vazhdimisht mbylljen e tyre.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKrifca: 39 mijë fermerë përfitues nga skemat mbështetëse në bujqësi

You may also like