BERLIN – Gjermania dhe Franca vazhdojnë përpjekjet për stabilizimin e Sahelit

by admin
Spread the love

BERLIN, 22 shtator /ATSH-DPA/- Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për stabilizimin e rajonit të Sahelit, njoftuan sot ministrat e Mbrojtjes të të dy vendeve gjatë një takimi në Berlin.

“Është e nevojshme që të vazhdojmë angazhimin tonë në Sahel për të stabilizuar rajonin, veçanërisht në lidhje me popullsinë civile”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

“Ndërsa sfidat nga lufta në Ukrainë ishin mëdha, konflikti Rusi-Ukrainë solli pasoja shumë specifike në kontinentin afrikan”, tha ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu.

Lecornu vuri në dukje veçanërisht praninë e mercenarëve rusë të Grupit Wagner në vende të tilla si Mali.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka urdhëruar tërheqjen e trupave franceze nga Mali pasi marrëdhëniet me qeverinë ushtarake u përkeqësuan, por misionet stabilizuese dhe trajnimi ushtarak i Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara janë ende duke punuar në vend.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like