Nard Ndoka i habit të gjithë me deklaratën e tij: Nuk është Berisha as Basha, ja kë shoh si Kryetar të Partisë Demokratike

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka deklaruar se si kryetar të PD-së, në vend të kreut aktual Lulzim Basha, sheh Fatbardh Kadillin.

Në fjalën e tij, Ndoka ka folur për situatën politike aktuale në vend, ndërsa ka theksuar se Fatbardh Kadilli, është një lider me mendime të qarta.

Kadilli pa diskutim që është një lider me ide programore, me mendime të qarta. Zoti Kadilli ka një mbështetje, një suport të vet në Partinë Demokratike. Janë njerëzit që janë me një mendje më të kthjellët që janë jashtë interesave, që e kanë mbështetur zotin Kadilli, pra e shohin si një mundësi frymëzimi, e shohin si një mundësi që do t’i japin impuls partisë Demokratike, do t’a bëjnë të reflektonin, të reformohet, të lëvizin pra janë të domosdoshme këto lëvizje brenda partive politike”, u shpreh Ndoka.

You may also like