UASHINGTON, 18 shtator /ATSH-ANSA/ – Administrata Biden po shton përpjekjet për mbylljen e mundshme të super burgut të Guantanamos.
Sipas Wall Street Journal, administrata ka emëruar një diplomat për të mbikëqyrur transferimin e të arrestuarve dhe ka sinjalizuar se nuk dëshiron të ndërhyjë në marrëveshjet për pranimin e fajësisë që mund të zgjidhin mosmarrëveshjet në lidhje me mendjen e sulmeve të 11 shtatorit, nga mentyorët e sulmit Khalid Sheikh Mohammed dhe katër të burgosur të tjerë.
Guantanamo u hap në vitin 2002 dhe që atëherë ka pritur rreth 800 të burgosur. Për momentin janë vetëm 36 në super burg.