SHBA – WSJ: Administrata Biden po shton përpjekjet për mbylljen e Guantanamos

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 18 shtator /ATSH-ANSA/ – Administrata Biden po shton përpjekjet për mbylljen e mundshme të super burgut të Guantanamos.

Sipas Wall Street Journal, administrata ka emëruar një diplomat për të mbikëqyrur transferimin e të arrestuarve dhe ka sinjalizuar se nuk dëshiron të ndërhyjë në marrëveshjet për pranimin e fajësisë që mund të zgjidhin mosmarrëveshjet në lidhje me mendjen e sulmeve të 11 shtatorit, nga mentyorët e sulmit Khalid Sheikh Mohammed dhe katër të burgosur të tjerë.

Guantanamo u hap në vitin 2002 dhe që atëherë ka pritur rreth 800 të burgosur. Për momentin janë vetëm 36 në super burg.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Prespa dhe Ohri përmes syrit të NASA-s, promovim i krenarive natyrore

You may also like