MAPL thotë se ka ndarë 10.5 milionë euro për projekte në komuna

by admin
Spread the love

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka thënë se ka ndarë 10.5 milionë euro për projekte të ndryshme nëpër komuna dhe se janë nënshkruar 65 marrëveshje me komunat.

MAPL ka thënë se për hir të transparencës procedurat e prokurimit dhe realizimit të projekteve u janë besuar komunave.

“Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit”, thuhet nga MAPL-ja.

Xhafer Tahiri, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se realizimi i buxhetit nga Qeveria në pjesën e parë të vitit është vetëm 9% dhe më i ulëti në 10 vjetët e fundit.

E ka akuzuar MAPL për realizim zero për qind të buxhetit.

E drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, e ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, se po sillet me arrogancë dhe injorancë ndaj komunave, ndërsa ka thënë se komunat kanë legjitimitet të plotë në kërkesat e tyre.

AKK-ja bëri një reagim të hënën duke kërkuar miratimin e Qarkores së dytë buxhetore për komunat nga Qeveria. Të martën, ministri Murati reagoi duke thënë se mosmiratimi i Qarkores nuk po pengon investimet nga komunat.

You may also like