Ballkani “shpërfytyron” La Fioritan, kundërshtari që e pret në raundin e tretë

by admin
Spread the love

Ballkani e ktheu në stërvitore sfidën e kthimit të raundi të dytë kualifikues të Conference League. Skuadra kampione e Kosovës, e cila e kishte fituar 0-4 sfidën e parë ndaj La Fioritas, triumfoi 6-0 në “Fadil Vokrri” ndaj ekipit nga San Marino, që nga minuta e 53-të luajti me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Seprinit.

Në fakt, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e mbylli shumë shpejt çështjen e kualifikimit, duke shënuar dy gola në dy minuta lojë (7’ dhe 8’) me të njëjtin autor, Rrahmani.

Në minutën e 69-të Rrahmami gjeti të tretin personal, për të ardhur më pas te dy golat e Abazit dhe një të Krasniqit. Në raundin e tretë kualifikues të Conference League Ballkani do të përballet me me të kualifikuarën e çiftit Sutjeska – Klaksvik.


Top Channel

You may also like