Intervenimi me kohë i policisë ka parandaluar një incident i përmasave të mëdha. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke folu për përleshjen tek Sheshi i Skënderbeut.
Ai tha se në video mund të shihet se si intervenon policia dhe e parandalon incidentin.
“Nuk mund të kërkojmë përgjegjësi për ata që e ruajnë rendin dhe qetësinë publike. Askujt nuk i lejohet që të përdor armë dhe të kërcënojë jetën e dikujt për atë bëj thirrje deri te qytetarët dhe te subjektet politike që të jenë të qetë në protesta. Vandalizmi dhe dhuna në asnjë rast nuk do të japin rezultat. Askush nuk mund ta dije se çfarë do të ndodhë”, tha Spasovski.
Spasovski potencon se ka pasur mjaftueshëm policë.