Komuna i ndjek lopët vetëm nga qendra e Pejës, nuk e di kush është pronari

by admin
Spread the love

Pas raportimit të Klankosova.tv, se disa lopë shiheshin duke kullotur në qendër të Pejës, ka reaguar Inspekcioni, ku kanë dalë në terren dhe kanë larguar përkohësisht lopët nga aty.

Drejtoresha e Inspekcionit, Edonjeta Berisha, ka thënë se kanë dalë në terren ku janë marrë nga afër me rastin, ku kanë fotografuar lopët dhe numrat e tyre, dëshmi të cilat i kanë dërguar në polici, dhe i kanë larguar përkohësisht nga aty.

Sipas Berishës, përgjegjëse për këtë punë është Agjencia e Ushqimit dhe veterinarisë, me të cilën do të mbajnë një mbledhje për këtë çështje.

“Janë fotografuar lopët, janë marrë numrat e tyre. E kemi hapur rastin ne polici. Por për këtë duhet me u përgjigj AUV-i. Ne u munduam t’i lirojmë hapësirat. kemi tash me e mbajte një mbledhje te hënën me AUK, për me ndërmarrë diçka”, ka thënë Berisha për Klankosova.tv

You may also like