Divorci sjell pasoja te veterani i Barcelonës, Shakira rrit popullaritetin

by admin
Spread the love

Bie ndjeshëm popullariteti i Gerard Piquésë, futbollistit të Barcelonës. 35-vjeçari ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram ditët e fundit. Konkretisht, profili I tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë, ndërsa kompozitorja latino-amerikane, Shakira, ka fituar rreth 300 mijë përdorues të rrjeteve në ditë.

Kjo luhatje ka ndodhur pas publikimit të lajmeve për ndarjen e çiftit për shkak të tradhtisë së futbollistit të Barcelonës. Edhe rezultatet e sondazhit të klubit për të ardhmen e Piquesë kanë reflektuar problemet në jetën private të qendërmbrojtësit.

Sipas sondazhit të fundit të Culemanía, 63.3% e tifozëve mendojnë se Pique duhet të tërhiqet ose të largohet nga klubi. Në këtë drejtim, vetëm 17.1% e të anketuarve janë pro vazhdimit të tij. 14.1% mbrojnë idenë e vazhdimësisë së Piquésë me kushtin që ai të jetë fizikisht 100% në formë, ndërsa 5.4% pohojnë se Pique duhet të ishte larguar shumë kohë më parë nga Barça.

Popullariteti i Shakirës, nga ana tjetër, po rritet

Përkundrazi, këngëtarja e famshme ka pësuar rritje të ndjeshme në rrjetet sociale, ku aktualisht është mjaft aktive falë premierës së këngës së re të Rauë Alejandro, një bashkëpunim i titulluar “Te felecito”.

Që nga premiera e saj ka thyer të gjitha rekordet, pasi është pozicionuar si videoja më e shikuar në YouTube, duke kaluar 100 milionë shikime. Shakira ka arritur dy milionë ndjekës që nga dita kur agjencia e saj e menaxhimit konfirmoi ndarjen e saj nga Gerard Piqué.


Top Channel

You may also like