978 pacientë të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Numri i të prekurve nga koronavirusi sa vjen dhe ulet. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 3.156 testime, ndërsa janë regjistruar 674 raste të reja me Covid-19.

Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 978 pacientë të shëruar.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 9 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 31 janar deri 20 shkurt 2022.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 352, Manastir – 44, Veles – 33, Prilep – 31, Kavadar – 27, Kumanova – 22, Gjevgjeli – 21, Kërçovë – 17, Strumicë – 16, Tetova dhe Gostivar – 12, Ohri – 11, Negotinë – 10, Resnjë – 9, Radovishi – 8, Shtip – 6, Koçani, Struga, Sveti Nikolla, Vallandova dhe Krusheva – nga 5, Makedonski Brod dhe Demir Kapija – 3, Kriva Pallanka, Dellçeva, Berova, Dibra dhe Bogdanci – nga 2, Kratovë dhe Demir Hisar – nga 1.

You may also like