8 të infektuar me COVID-19 te Tottenham, por ndeshja ndaj Rennes do të luhet

by admin
Spread the love

Tottenham Hotspur preket në masë nga COVID-19. Pas 3 fitoreve radhazi në kampionat, Antonio Contes do t’i duhet t’i bëjë mirë llogaritë për dy ndeshjet e radhës atë ndaj Rennes në Conference League dhe sfidën ndaj Brighton në Premier League.

6 lojtarë dhe 2 antarë të stafit kanë rezultuar pozitivë në testet e fundit që kanë kryer ndaj COVID-19 dhe lajmi ka marrë konfirmim nga mediat angleze.

Nuk bëhen të ditur emrat e futbollistëve të infektuar ndërkohë që drejtuesit e Tottenham i kanë kërkuar Federatës Angleze të Futbollit të shtyjë sfidën ndaj Brighton dhe ndoshta FA mund ta pranojë kërkesën e Spurs-ave.

Megjithatë ka pak gjasa që të shyhet dueli i Conference League mes Spurs dhe Rennes pasi UEFA, nuk toleron përsa i përket kësaj pjese dhe nëse Tottenham do të ketë në dispozicion 13 lojtarë mes tyre edhe 2 portierë do të zbresë rregullisht në fushë të entjen ndaj Rennes, sfidë në të cilën luhet edhe kualifikimi për më tej.


Top Channel

Lajme interesante

You may also like