76 vjeçares nga Gostivari iu gjet armë në valixhe, udhëtonte drejt Zvicrës nga Shkupi

by admin
Spread the love

Probleme për një grua 76 vjeçare nga Gostivari në Aeroportin e Shkupit. Sipas raportimit të policisë, në valixhen me të cilën 76 vjeçarja ka dashur të udhëtojë drejt Zvicrës, është gjetur një pistoletë, për të cilën, ajo thotë se ka qenë e djalit të saj, raporton KlanM. Sipas dëshmisë, ajo nuk ka qenë në dijeni për armën dhe se të njejtën e ka harruar djali.

Më datë 12.10.2023 në ora 18.00 në vendkalimin kufitar ‘Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit’, një operator i sigurimit në TAV Maqedoni ka raportuar se gjatë kontrollit me rreze X të bagazhit në fluturimin për në Cyrih të Zvicrës, në një valixhe është gjetur një armë zjarri. Punonjësit policorë, të shoqëruar nga rëntgeni, kanë bërë kontroll dhe në valixhen e I.M (76) nga Gostivari kanë gjetur një armë tip ‘Ekol Jackal Dual’. Me I.M u zhvillua një bisedë, gjatë së cilës ajo deklaroi se arma ishte e djalit të saj dhe se kishte harruar që ishte në valixhe. Arma është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

You may also like