700 mln € në sezon, ofertë e çmendur për Kylian Mbappe

by admin
Spread the love

Al Hilal vazhdon të insistojë për Kylian Mbappe. Ylli francez nuk do të rinovojë me PSG-në, me të cilët ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

24-vjeçari ka prishur çdo raport me drejtuesit e kampionëve të Francës, që kërkojnë 300 mln euro për ta lënë të lirë. Shumë që e ofron klubi nga Arabia Saudite.

Ndërkohë që Al Hilal është gati t’i dhurojë një prej lojtarëve më të fortë në planet një pagë sezonale pothuajse të pabesueshme: 700 mln euro në sezon!

Edhe Barcelona po tenton të përfitojë. Drejtuesit e klubit katalanas janë gati të ofrojnë para dhe disa lojtarë për të mbërritur te Mbappe, por dëshira e madhe e këtij të fundit është kalimi te Real Madrid. /Supersport


Top Channel

You may also like