70 milionë euro i ka gati PSG për Leao, Milani i vendosur të mos e lëshojë

by admin
Spread the love

Rafael Leao shënoi një tjetër gol të rëndësishëm për Milanin në ndeshjen kundër Fiorentiës, ndërkohë që tani mbetet në qendër të vëmendjes prej zërave të merkatos.

Gazzetta dello Sport shkruan se PSG është gati të ofrojë 70 milionë euro për sulmuesin portugez, i cili është nën kontratë deri më 30 qershor 2024.

Milani, që i ka ofruar edhe rinovimin e marrëveshjes, pritet të thotë “jo”, pasi e konsideron Leaon pjesë shumë të rëndësishme të se ardhmes.

PSG i ofron atij 6 milionë euro në sezon dhe mund të tundohet, por sërish në fund Milani është ai që vendos. Me shitjen e klubit te Investcorp mund të përfitojë edhe ai një rinovim me kushte më të mira. / oversport.tv

You may also like