70% e banorëve në Kodrën e Trimave s’e kanë të definuar pronësinë – Mehmeti ofron zgjidhje me 1 €

by admin
Spread the love

Kandidati i AKR-së për kryetar të
Komunës së Prishtinës Gëzim Mehmeti me një grup asamblistësh kanë vizituar
Lagjen “Kodra e Trimave”, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai kë thënë se 70 % e
banorëve të kësaj lagje nuk e kanë të zgjidhur çështjen e pronësisë, pra nuk
kanë flet poseduese dhe certifikatën e pronësisë.

Ai ka premtuar se puna e parë që
do bëjë është mundësia për këta banorë me një çmim prej 1 eurove të zgjidhin këtë
problem.

“Kjo lagje e ka një telashe e
cila është përcjell për shumë vite, ajo e pronësisë e cila për shumë vite nuk është
definuar. Si kryetar i ardhshëm i Prishtinës, zgjidhja ime bazohet me një çmim
simbolik prej 1 eurove të ja mundësojmë”.

“Zotohem se vendimi im i parë do
jetë kjo për një mundësi për këta banorë, si e drejtë themelore e shenjtë e
tyre pasi prona është e shenjtë”.

Tutje ai ftoi të gjithë që të votojnë
këtë ekip të asamblistëve, raporton EO.

“Votoni këtë ekip të
mrekullueshëm që të jemi bashkë dhe të punojmë për te gjithë. Jam njeri i punës
dhe i veprave”, theksoi tutje ai.

Hasan Krasniqi, nga kjo lagje, tha
se kanë besim të plotë te kandidati Gëzim Mehmeti duke i uruar suksese në punë.

“Kemi besim të plotë për Gëzim
Mehmetin dhe shpresojmë që të na realizohen ato që na është premtuar”.

You may also like