7 gola në 2024-n, askush në Europë si Dushan Vlahoviç

by admin
Spread the love

Juventusi është në një krizë të thellë, por nëse ka diçka ku mund të kapet për të provuar që të dalë prej saj është Dushan Vlahoviç. Edhe ndaj Veronës, sulmuesi serb e la sërish vulën e tij, këtë herë me penallti, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1, por mbi të gjitha duke çuar në 7 golat e tij, vetëm në këtë fillim viti 2024.

 

Dhe nëse shohim në të paktën 5 ligat kryesore të kontinentit, askush nuk ka mundur që të bëjë më mirë sesa bomberi i Juventusit, i cili po tregon se sivjet ka arritur të pjekurinë totale që nevojitet për të vazhduar e për t’u përmirësuar edhe më shumë në vazhdim.

Në të njëjtën kohë, për Dushanin ishte edhe goli i 13-të në kampionat, një tjetër sinjal se ai do të tentojë, do të provojë që të shqetësojë Lautaron në kuotën 20 për kryegolashënuesin e Serisë A, edhe pse argjentinasi dhe Interi duken të pakapshëm.

Madje, Dushan Vlahoviç me 7 golat e tij në dy muajt e parë të vitit të ri është edhe golashënuesi i dytë më i fortë i historisë së Juventusit, teksa i vetmi që ka mundur të bëjë më mirë se serbi ka qenë Kristiano Ronaldo, me 10 realizime në periudhën janar-shkurt, në sezonin 2019-2020.

PANORAMASPORT.AL

You may also like