619 raste të reja, asnjë i vdekur nga KOVID-19

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.253 testime për coronavirus, ndërsa 619 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre shumica janë në Shkup, ndërsa 127 raste janë riinfektime.

MSH informon se në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë vdekje.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 803 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 334.562, prej të cilëve 321.243 janë shëruar, ndërsa 9.414 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (12 gusht) është 3.905.


You may also like