60 studentë turq në Shtip fitojnë iftar falas

by admin
Spread the love





Middle Eastern Suhoor or Iftar meal

Rreth 60 studentë turq që studiojnë në Shtip, do të fitojnë ushqim falas për iftar. Kjo ndihmë vjen për studentët, familjarët e të cilëve pësuan në tërmetin e fundit në Turqi.

“Kemi rreth 60 studentë nga Turqia, që në tërmet humbën gjithçka dhe prindërit nuk mund t’u dërgojnë asgjë. Ne u ndihmojmë këtu, kurse prindërit e tyre jetojnë në stenda në Turqi. Tani ne si u ndihmojmë? I ftojmë këtu, ata nënshkruhen me emër dhe mbiemër, dhe do të vinë këtu në mbrëmje dhe do të mund të hanë ushqim pa para, pasi agjërojnë”, tha Xhevxhet Zejnelov, përgjegjës për organizimin.

Ushqimi është financuar nga Myftinia, prej ku ende dërgohen ndihma për të dëmtuarit në Turqi.







Artikulli paraprakXhamia s’ishte e kthyer kah Kibla, zhegrasit u falën gabimisht me dekada (VIDEO)
Artikulli tjetërPamje emocionuese: Babë e bir pajtohen në Natën e Ramazanit




You may also like